Loading...
Në situatën e krijuar, kush është opsioni i vetëm i opozitës
Transmetuar më 22-04-2019, 15:29

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se në situatën e krijuar ka vetëm një opsion për opozitën, të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

"Nëse qeveria do të çojë deri në fund marrëzinë e bërjes së votimeve me organizata “leva”, siç bëri Partia e Punës në ‘91, opozita politike ka vetëm një opsion: Të bëjë thirrje për mospjesmarrje në këto votime".

Manjani vlerëson se "suksesi politik i opozitës në këto kushte do të matej me sasinë e votuesve që nuk marrin pjesë në votimet farsë".

Kush e do Rilindjen dhe urren demokracinë, le të shkojë e të votojë! 200% le ta nxjerrin rezultatin, thotë ish deputeti Manjani.

Por kush do demokracinë duhet të përgatitet për zgjedhjet politike. Ato janë sot në agjendën e Shqipërisë, – shton ai.

Për Manjanin asnjë skenar apo opsion tjetër nuk i shton, përkundrazi i heq pikë opozitës.

Sipas tij, Qeveria po bën ekzakt këtë gjë, pra të nxisë opozitën drejt dhunës për t’i hequr pikët që ka marrë nga keqqeverisja dhe skandalet e perjavshme të Rilindjes.

"Dhuna nuk pranohet nga askush. Deri më sot monopolin e dhunës e ka marrë qeveria. Ajo duhet ta mbajë deri në fundin e saj", – përfundon z.Manjani. /noa.al/

Loading...
Loading...