10 gjëra që ndodhin pas moshës 40-vjeçare
Transmetuar më 22-04-2019, 11:14

Rënie flokësh– Nuk ka rëndësi gjinia, pas moshës 40-vjeçare nis rënia e ndjeshme e flokëve. Statistikat provojnë se tek meshkujt 53% e tyre humbin flokët, pasi e kanë kaluar këtë moshë.

Do të përmirësoheni si prind- Kjo gjë vjen për shkak të eksperiencës, por edhe për shkak të qëndrueshmërisë financiare, gjë që lejon që të kujdeseni më mirë për fëmijën.

Mund të zhvilloni intolerancë nga laktoza– Disa prej nesh janë intolerantë nga laktoza qysh në lindje, ndërsa të tjerë e zhvillojnë këtë alergji më vonë. Studimet kanë konfirmuar se intoleranca ndaj laktozës priret që të zhvillohet në trup pas moshës 40-vjeçare. Kështu që jeni në kohë të hani akullore dhe bulmet sa të doni.

Dhëmbët tuaj bëhen më të ndjeshëm– Me kalimin e viteve dhëmbët bëhen më të ndjeshëm, për shkak të humbjes së rezistencës.

Njerëzit shkurtohen– Me kalimin e viteve njerëzit nisin të shkurtohen dhe kjo gjë fillon pas moshës 40-vjeçare. Kjo është dhe arsyeja pse të moshuarit na duken më të vegjël.

Metabolizmi ngadalësohet– Nëse jeni 40 vjeç dhe konsumoni të njëjtat ushqime si kur ishit 20 vjeç, duhet ta dini se metabolizmi nuk do të reagojë në të njëjtën mënyrë. Kjo pasi me kalimin e viteve metabolizmi ngadalësohet.

Bëheni më tërheqës– Ekspertë dhe shkencëtarë konfirmojnë se rreth moshës 40-vjeçare njerëzit bëhen më tërheqës. Kjo për shkak se janë më të sigurtë në vete dhe se dinë që ti menaxhojnë më mirë situatat.

Probleme me të parin dhe të dëgjuarin– Nuk është vetëm mit, por me kalimin e viteve mund të mos dëgjohet dhe të shihet mirë. Kjo për shkak se shqisat dobësohen. Shikimi është i pari që nis të preket pas moshës 40-vjeçare de më tej edhe dëgjimi.

Sistemi imunitar forcohet me kohën– Pasi keni kaluar të 40-at, nuk jeni më aq të kërcënuar nga bakteret. Sistemi juaj imunitar është më i fortë. Duhet vetëm të siguroheni që të hani ushqimin e duhur për të fjetur mjaftueshëm, shkruan noa.al.

Shija personale do të ndryshojë– Pjatat që pëlqenit në rini nuk do ju duken me më shumë shije. Do të ndryshoni preferencat dhe kjo gjë do të vijë gradualisht. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...