Transmetuar më 21-04-2019, 12:09

Për të gjithë Dik kishte ngordhur, pasi e kishin gjetur të pajetë në koliben e tij. Askush nuk kishte dyshime, përveç vetë atij.

Qeni u varros mes lotësh të familjarëve, por dy ditë pasi i ishte dhënë lamtumira e fundit ai u përmend, dhe duke gërryer me putra dheun, arriti që të dalë në sipërfaqe.

Është kjo historia e pabesueshme ajo që vjen nga fshati i Novonikolsk, në Rusi, e ndodhur pak ditë më parë. Dy motrat, pronaret e Dik nuk arrinin që ta besonin.

Ato u telefonuan nga një qendër për kafshët dhe kur iu tha se qeni i tyre ishte gjallë, nuk arrinin që ta besonin, shkruan noa.al.

Deri më tani, askush nuk ka një përgjigje lidhur me atë që ka ndodhur, por ajo që është e sigurtë është se vullneti i Dik, për të mos ikur nga kjo botë, kapërceu çdo kufi të imagjinatës. /a.y/noa.al