Transmetuar më 20-04-2019, 21:22

Tirana nuk ka bindur as në ndeshjen e kësaj jave. Përballë Kukësit në kryeqytet Tirana humbi me shifrat 0-2.

Me nga një gol për çdo pjesë, verilindorët e patë të thjeshtë të merrnin 3 pikë të plota.

Në pikëpyetje është sërish qëndrimi në superiore për Tiranën, ndërsa Kukësi konsolidon pozitat në vendin e dytë, por ende shumë larg Partizanit.

Tifozët nuk e kanë pritur aspak mirë këtë humbje.

Aktualisht, Tirana është 5 pikë përpara vendit të parafundit, që mbahet nga Kastrioti. /k.k/noa.al/