Transmetuar më 20-04-2019, 19:46

Partizani nuk ka shkuar më shumë se një barazim në ndeshjen e radhës përballë Katriotit.

Javët e fundit krutanët kanë demostruar një futboll të bukur, ndërsa kjo u pa edhe me pretendentët për titull kampion.

Edhe pse me një lojtar më shumë, Kastrioti nuk arriti dot të shënojë golin e fitores, por takimi u mbyll në shifrat 1-1.

Gara mbetet sërish e hapur në fundin e tabelës se cila prej skuadrës do bjerë nga kategoria.

Nga ana tjetër, javë pas jave Skënderbeu po humb shkëlqimin e dikurshëm.

Korçarët u mundën në Laç nga skuadra vendase me shifrat 1-0.

Laçi parakalon Skënderbeun me 1 pikë duke luftuar një vend në kupat e Europës. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd