Loading...
Drogë e armë në duart e nxënësve, shkollat ende pa psikologë
Transmetuar më 17-04-2019, 21:08

Rritja e dukurive negative nëpër shkolla, si përleshjet, përdorimi i substancave narkotike e deri te mbajtja e armëve, ka shtuar nevojën për prezencën e më shumë psikologëve nëpër këto institucione.

Për çdo ditë në raportet e Policisë janë raste kur të miturit përfshihen në rrahje apo edhe kur brenda oborrit të shkollës zihen, apo kapen me substanca të ndryshme narkotike.

Rasti më i freskët ishte gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, ku disa nxënës në një shkollë janë zënë për substanca narkotike madje kanë përdorur edhe armët.

Ky rast dhe shumë të tjerë që kanë qenë gjatë vitit të kaluar dhe tani, kanë shfaqur nevojën për rritjen e numrit të tyre brenda këtyre institucioneve.

Në një përgjigje për Indeksonline nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, bëjnë të ditur se numri i psikologëve që është i angazhuar nëpër shkolla në Kosovë është vetëm 41. Ndërsa, numri i pedagogëve është gjithsej 43.

Mirëpo, në krahasim me numrin e shkollave që është 1 mijë e 116, 41 psikologë nuk janë të mjaftueshëm që t’i plotësojnë nevojat e shkollave. Madje, në shumë shkolla të komunave nuk ka fare psikolog.

Loading...
Loading...