Transmetuar më 16-04-2019, 08:43

Erdhën në jetë në dy vite të ndryshme dhe 97 ditë larg njëra tjetrës… por janë binjake.

Bëhet fjalë për Liana dhe Leonie, një rast i rrallë lindjeje i ndodhur në spitalin Holweide të Colonia, në Gjermani.

“Një lindje binjakesh në dy faza shumë e rrallë në të gjithë botën”, tha zëdhënësi i klinikës.

Në 17 nëntor 2019, në javën e 27 të shtatzënisë erdhi në jetë Liana. Ndërsa Leonie lindi në 22 shkurt 2019, katër ditë pas afatit të fundit të lindjes.

“Që të dyja vogëlushet janë mirë, por ky është rast i rrallë që të lindin binjakë 97 ditë larg njeri tjetrit”, tha për mediat mjeku Uwe Schellenberger, shkruan noa.al.

Disa kohë më parë, në Bukuresht të Rumanisë u verifikua një rast i ngjashëm, ku njëra binjake lindi në nëntor të vitit 2014 dhe një tjetër në janar të 2015-ës, por diferenca mes tyre ishte vetëm 77 ditë. /a.y/noa.al