Transmetuar më 15-04-2019, 19:33

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë Katedralen Notre Dame, në Paris të Francës.

Sipas mediave atje, flakët janë të përmasave të mëdha, ndërsa për momentin nuk flitet për të lënduar në njerëz.

Zjarri ka rënë në pjesën e sipërme të Katedrales, ndërkohë që shumë forca zjarrfikëse po vendosin flakët nën kontroll.

Në një postim në Tuitter, zëvendës kryetari i parë i Parisit, Emmanuel Gregory shkruan:

“Zjarr në Notre Dame, ne duhet të qëndrojnë larg dhe të largohen të gjithë për të lënë grupet e shpëtimit të ndërhyjnë”.

Janë të paqarta shkaqet që çuan në rënien e zjarrit. /k.k/noa.al/