Transmetuar më 15-04-2019, 15:19

Një banesë në fshatin Peshtan të Fierit është grabitur në mes të ditës. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se grabitësit kanë shfrytëzuar momentin kur dy bashkëshortët nuk kanë qenë në shtëpi dhe kanë hyrë për të grabitur.

Mësohet se në banesën e shtetasit me inicialet L.F. 66 vjeç janë grabitur një shumë parash prej 500 mijë lekësh të vjetra si dhe sendet me vlerë që kanë gjetur.

Burrë e grua ka denoncuar në polici grabitjen duke thënë se paratë që u kanë vjedhur janë pensioni i tyre mujor.

Pasi kanë konstatiar se të panjohur u kishin bastisur shtepinë, e u kanë marrë paratë, ata kanë denoncuar grabitjen tek uniformat blu, ndërkohë që këta të fundit kanë nisur hetimet per identifikimin dhe kapjen e autoreve./b.l/noa.al/