Transmetuar më 15-04-2019, 09:39

Rinisin aplikimet për formularin A1 të Maturës Shtetërore. Të gjithë maturantët dhe kandidatët që nuk kanë aplikuar me formularin A1/A1Z në portalin Matura Shtetërore 2019, njoftohen se ky portal dhe portali e-albania do të hapen për aplikime nga data 27 maj deri në 31 maj 2019, nga ora 09:00 deri në orën 16:00.

Plotësimi online i formularit bëhet në shkollat ku maturantët apo kandidatët kanë kryer arsimin e mesën të lartë, ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është e mbyllur.

Ndryshe nga vitet e kaluara, aplikimet për formularin A1 dhe A1Z, këtë vit nisën në fillim të muajit janar.

Në rregulloren e bërë publike më herët nga Ministria e Shëndetësisë janë përcaktuar edhe rregullat bazë, që duhet të ndiqen nga maturantët.

Në muajin qershor do të nisë edhe sezoni i provimeve. Ndryshe nga vitin e kaluar, ata do të kenë vetëm një provim me zgjedhje. /a.y/noa.al