Transmetuar më 14-04-2019, 23:00

Mbrëmjen e të hënës ka startuar në Canale 5 edicioni i 16 i “Grande Fratello-s”, ose siç njihet ndryshe “Big Brother”.

Valentina Vignali është njëra prej pretendenteve që do të synojë të triumfojë në këtë edicion të 16-të të njërit prej spektakleve më të ndjekur në Itali.

Ish basketbollistja italiane, e cila prej kohësh i është përkushtuar modelingut, ka një rrjet mjaft të gjerë ndjekësish në rrjetet sociale.

Ajo shpërndan shpesh foto nga përditshmëria e saj, ku nuk ngurron të tregojë linjat e saj fizike.

Sigurisht komentet dhe pëlqimet ndaj saj, janë të shumta.

Bukuroshja italiane u bë protagoniste mbrëmjen e djeshme në Grande Fratello 16, pasi po shkonte të shtrihej në shtrat, por kamerat fiksuan se nuk kishte veshur të brendshme.

Më poshtë keni foton e saj./a.k/noa.al/