Transmetuar më 14-04-2019, 09:50

Partia Demokratike është gjobitur nga Bashkia e Tiranës, pasi një nga protestuesit, gjatë tubimit të djeshëm të opozitës para kryeministrisë dhe parlamentit, është parë duke urinuar në derën e godinës së Këshillit të Ministrave.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili shkruan se PD po gjobitet për të pestën herë, ndërsa ka bërë publike edhe shumën prej 20 mijë lekësh.

“PD gjobitet për të 5-ën herë për organizime të urinimit publik! Si dhe më parë, paratë do t’i merren direkt nga llogaria! Imagjino ç’alternativë qeverisëse është një parti që i shpëton në brekë! Hipokrizia e "Mbro Teatrin" duket qartë tek ndërtesa e Gherardo Bosios”, shkruan Veliaj.

Ky objekt ku anëtarët e PD kanë urinuar u projektua më 1939-ën nga arkitekti italian Gherardo Bosio dhe në fillim mbajti emrin ‘Pallati i Mëkëmbësisë’. Ajo është pjesë e aksit monumental të Tiranës./b.l/noa.al/