Transmetuar më 13-04-2019, 22:08

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Ballaz komentoi në emër të kësaj partie, protestën katër orëshe të opozitës.

"Të bindur se dalin humbës në zgjedhje, sepse shqiptarët nuk mund të besojnë të ardhmen e tyre tek Saliu, Monika dhe Luli, opozita po tenton të bëjë gjithçka vetëm e vetëm për të destabilizuar vendin, pasi ata vetë janë të qartë se përmes votës nuk mund të vijnë në pushtet, thotë z.Balla duke publikuar dhe foto të Berishës si dhe pamje nga lart të protestës së nëntë që nga 16 shkurti kur nisi maratona pa afat.

"Dhuna kundër punonjësve të Policisë së Shtetit dhe institucioneve demokratike është e dënueshme", thotë z.Balla.