Transmetuar më 13-04-2019, 13:18
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë.

Bëhet fjalë për një të dënuar me 15 vite burg, i cili është sjellë në Shqipëri nga Athina, nga Zyra Qendrore Kombëtare e Interpolit në Tiranë.

I ekstraduari është 48-vjeçari fierak, Astrit Dule, i cili u soll në Shqipëri ditën e sotme.

Dule ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 15 vjet burg për veprën penale,

“Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni”. /a.y/noa.al