Transmetuar më 12-04-2019, 21:23

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pas zbulimit të një laboratori të sofistikuar droge.

Operacioni është zhvlilluar në lagjen Peristeri të Atikës. Shqiptarët janë mes moshës 35 dhe 39 vjeç.

Policia greke bën me dije se janë gjetur dhe konfiskuar, 915 fidanë kanabisi, 2.6 kilogram kanabis të tharë, farë bime, fidanë si dhe pajisjet laboratorike.

Nga mënyra se si është ngritur laboratori, teksa sasia e konfiskuar, përfitimet e pritshme nga shitja përfundimtare e drogës, do t’i kalonin 500 mijë eurot, sqaron policie helene në komunikatë.

Të arrestuarit u dërguan pranë Prokurorisë së Athinës. /k.k/noa.al/