Transmetuar më 12-04-2019, 18:32

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po zhvillon një takim me drejtuesit e Policisë së Elbasanit dhe Prefektin, Gledian Llatja.

Në takim, mësohet se është edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu së bashku me kreun e degës së SHISH në Elbasan, drejtuesja e Prokurorisë së Elbasanit, Drejtuesit e Drejtorisë Vendore Elbasan

Policia e Shtetit zhvilloi sot një operacion antidrogë të shtrirë në qytetin e Elbasanit dhe në kryeqytet, ndërsa ka shoqëruar 10 persona me precedentë penalë.  Në mesin e të shoqëruarve, 5 prej tyre rezultojnë me urdhër arresti.

Më herët u mësua se në prangat e policisë kanë rënë Agron Qafa, Lavdosh Demaj dhe njëkohësisht janë arrestuar dhe tre persona të tjerë me veprimtari kriminale.

Policia ka gjetur deri tani rreth 1 kg kokainë, ndërkohë që dyshohet dhe për armëmbajtje pa leje. Arrestimi i tyre pritet që të çojë në zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhur në Elbasan dhe disa qytete të tjera.