Transmetuar më 12-04-2019, 15:06

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehu sot shqetësimin e tij të thellë për largimin e vazhdueshëm të rinisë shqiptare nga vendi.

Z.Meta i bëri komentet gjatë vizitës sot në një universitet privat në Tiranë.

"Jam shumë i shqetësuar nga fakti që pjesa dërrmuese e të rinjve tanë, veçanërisht studentët, ende dëshirojnë të largohen nga vendi", evidentoi z.Meta konstatimin e tij të trishtë.

Ai kërkoi që të punohet seriozisht për frenimin e kësaj dukurie kur u shpreh:

"Ne duhet ta dekurajojmë si shoqëri largimin e trurit dhe të forcave të reja më krijuese të shoqërisë, duke u ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe pune". /noa.al/