Transmetuar më 09-04-2019, 13:26

Refuzoi që të bënte seks me të dhe si ndëshkim u përdhunua dhe u vra. 26-vjeçarja gjermane Miriam Beelte, u vra mbrëmjen e kësaj të diele, teksa ishte e vetme me pushime në ishullin e Koh Sichang, në Tajlandë.

Trupi i saj u gjet pas disa shkëmbinjve i mbuluar, nga disa kalimtarë që po kalonin në plazh, të cilët të alarmuar lajmëruan policinë.

Si i dyshuar për krimin, u arrestua 24-vjeçari tajlandez Ronnakorn Romruen, i cili pas ndalimit tregoi se e përdhunoi dhe më pas e vrau turisten.

Nga hetimet e kryera rezultoi se e reja po bënte shëtitje buzë detit kur u përball me agresorin, i cili i kërkoi që të bënin seks bashkë.

Por pasi ajo refuzoi, 24-vjeçari e përdhunoi dhe më pas i përplasi kokën pas një guri, duke bërë që të gjejë vdekjen, shkruan noa.al.

Policia po heton intensivisht ngjarjen, teksa është lajmëruar ambasada gjermane, për proceduarat e kthimit të së ndjerës në vendin e saj. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd