Transmetuar më 08-04-2019, 08:57

Me rastin e ditës së komunitetit rom, Presidenti Ilir Meta jep një mesazh të rëndësishëm.

Ai përmend sfidat me të cilat përballet ky komunitet, për të cilat thotë se nuk mund të kalohen pa përkrahjen sociale.

“Edhe këtë vit, 8 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve, e gjen këtë komunitet jo të mirëintegruar në shoqërinë shqiptare. Arsimimi, strehimi, punësimi e përkrahja sociale mbeten ende sfida reale, që romët nuk mund t’i kapërcejnë pa mbështetjen e institucioneve dhe shoqërisë. Me emocion kujtoj takimin e pak javëve më parë në Korçë me disa nëna rome, të cilat më shprehën një mori problemesh, që jam i bindur se i kanë edhe shumë nga romët e Shqipërisë”, shkruan Meta.

Ai shton se kërkesat miniminaliste dhe shqetësimet e tyre, ishin tronditëse për një shoqëri të këtij shekulli.

Pa shumë premtime e nisma që mbesin në letër, kreu i shtetit kërkon që të mos humbet më kohë për të ndryshuar vërtet situatën e rëndë sociale dhe ekonomike të komunitetit rom. /a.y/noa.al