Transmetuar më 06-04-2019, 20:41
Tirana është mposhtur në Vlorë nga Flamurtari duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.
Djemtë e Memës kishin një ndeshje për t’u harruar ndërsa dy skuadrat e tjera që luftojnë për mbijetesë morën 3 pikë të plota.
Kastrioti mundi Kukësin në shtëpi, ashtu siç bëri edhe Luftëtari përballë Partizanit.
Tirana e sheh veten në rrezik me tre pikë më shumë nga vendi i parafundit, Kastrioti.
Ndërkohë Luftëtari është shkëputur katër pikë nga Tirana, pasi mundi Partizanin në shtëpi.
Sa i përket kreut të klasifikimit, Partizani vijon të ruajë vendin e parë me 9 pikë më shumë se Kukësi. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd