Ndotja po vret shqiptarët, mjeku specialist shpjegon pse pemët që mbillen s’kanë dobi: Jetojnë në ajër të ndotur, do zhvillohen të sëmura
Transmetuar më 04-04-2019, 06:45

Mbjellja e pemëve e cila ka si qëllim kryesor përmirësimin e cilësisë së ajrit, nuk është efektive madje thjeshtë po shton numrin e të sëmurëve në vend.

Pohimi i trishtë vjen nga mjekët specialistë.

Adrian Jorgji, mjek pneumolog, pohon: “Duke pasur parasysh që këto pemë jetojnë si ne, në ajër të ndotur, në tokë të ndotur, me ujë të ndotur edhe këto pemë do të zhvillohen të sëmura”.

Dr. Jorgji evidenton se shqiptarët po përballen seriozisht me pasojat e ndotjes dhe tregon se ku gjendet më shumë ajo:

"Djegia e karburantit nga makinat, ndotja e mjedisit si pasojë e grimcave të pluhurit kryesisht nga ndërtimet si dhe një faktor tjetër është djegia pa kriter e mbeturinave”.