5 shenja që një mashkull është i dashuruar me ty në fshehtësi
Transmetuar më 02-04-2019, 13:25

Të zbulosh nëse dikush është i dashuruar pas teje është diçka e vështirë, ashtu sikundër ta pyesësh është diçka e sikletshme. Por ka disa sinjale për të kuptuar ndjenjat e një mashkulli. Lëvizjet e tij do e tregojnë!

Nëse një djalë pëlqen një vajzë, gjatë bisedës ai do të përkulet lehtë drejt asaj teksa bisedojnë. Dhe nëse janë duke ecur, do i mbështesë dorën në shpinë, për ti treguar se ai është aty.

Shpina është një vend intim për tu prekur, kështu që një djalë nuk e prek kot.

Po ashtu nëse një mashkull është i interesuar vërtetë pas një femre, do të dëgjojë pa humbur asnjë fjalë prej teje.

Një tjetër sekret është kontakti viziv, ku nëse të shikon ngultas, do të thotë se kërkon që të mos humbë asnjë shikim tëndin dhe se dëshiron të të njohë më shumë, shkruan noa.al.

Ndër të tjera një mashkull i interesuar pas jush, është gjithmonë në gatishmërinë tuaj dhe dëshiron që t’iu ndihmojë për çdo gjë. /a.y/noa.al