Transmetuar më 01-04-2019, 15:18

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca, ndërsa ka kujtuar 10-vjetorin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ka theksuar edhe njëherë se është koha për bashkim në mënyrë që vendi të shkojë përpara për integrimin në BE.

Në një postim në Tëitter, Soreca shkruan se ndonëse vendi ka bërë përparim të dukshëm në këto 10 vite, ka ende shumë sfida, duke theksuar veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

“10 vjet më parë, më 1 Prill 2009, hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri dhe Shqipëria filloi zyrtarisht udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Në këto dhjetë vjet, Shqipëria ka bërë përparim të prekshëm në shumë fusha.

Ende ka shumë sfida, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Tani është koha që të gjitha institucionet shtetërore, partitë politike, shoqëria civile, sektori privat, të gjithë njerëzit të punojnë së bashku për të nxitur më tej vendin, edhe në pikëpamje të vendimit të ardhshëm të qershorit”, shkruan Soreca./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd