Transmetuar më 31-03-2019, 18:09

Shkencëtarët gjermanë të hapësirës do paguajnë rreth 19 mijë dollarë vullnetarët që të shtrihen në krevat për 60 ditë, për të provuar efektet negative të mungesës së peshës në trupin e njeriut.

Studimi afatgjatë që synon të kuptojë ndikimin e mikrogravitetit tek astronautët gjatë udhëtimit të zgjeruar hapësinor në Hënë dhe Mars, përfshin 12 burra dhe 12 gra që duhet të qëndrojnë në shtrat për dy muaj në Qendrën e Hapësirës Gjermane (DLR) në Köln .

"Fluturimi hapësinor do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm në të ardhmen për të kryer eksperimente në mikrogravitet, por ne duhet ta bëjmë atë sa më të sigurt për astronautët", tha Hansjörg Dittus, anëtar i Bordit Ekzekutiv të DLR për Kërkimin dhe Teknologjinë Hapësinore.

Periudhat e zgjatura kohore në një mjedis të tillë shkaktojnë atrofi të kockave dhe të muskujve, reduktojnë funksionin kardiovaskular dhe detyrojnë lëngjet trupore për të lëvizur në pjesën e sipërme të trupit.

Ajo gjithashtu mund të çojë në dobësi, marramendje, të përziera, shqetësime të brendshme të veshëve dhe dhimbje të prapashpinës. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd