
Tre emigrant adoleshentë rrëmbyen një anije dhe më pas u arrestuan me akuzën e terrorizmit.
Ata u bënë protagonist të ngjarjes në Maltë, teksa ligjet e këtij shteti parashikojnë akuzë për terrorizëm në raste të tilla.
Njëri është identifikuar si Abdalla Bari, 19 vjeç, nga Guinea. Dy të tjerë, 15 dhe 16 vjeç, janë nga Guinea dhe Bregu i Fildishtë, por janë të mitur dhe nuk mund të publikohen emrat e tyre.
Të tre mohojnë akuzat. Ata përballen me burgim deri në 30 vjet nëse shpallen fajtorë.
Anija, Elhiblu 1, kishte më shumë se 100 emigrantë në bord. Të gjithë janë marrë në paraburgim.
Emigrantët ishin shpëtuar nga anija por thuhet se e kanë rrëmbyer të mërkurën pasi u tha se do të ktheheshin në Libi.
Mediat raportojnë se detyruan kapitenin që të drejtojë anijen për në veri të Europës, por sërish u kapën nga Forcat e Armatosura të Maltës. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





