Transmetuar më 31-03-2019, 17:04

Mediat e huaja e kanë shkruar së fundmi një artikull lidhur me jetën që bën babai i këngëtares Adele dhe atë të saj.

“The Sun” ka raportuar se Mark Evans, babai i artistes së famshme Adele, punon si shofer duke fituar jo më shumë se 50 apo 100 paund në ditë, ndërkohë që me vajzën e tij nuk flet më prej vitesh.

Sipas tyre 55-vjeçari jeton në Cardiff, në një shtëpi me qera dhe punon si shofer shpërndarje, ndërkohë që vajza e tij është shpallur së fundmi personazhi më i pasur nën 30 vjeç, në Mbretërinë e Bashkuar.

Raportet e tyre si babë e bijë thuhet se nuk kanë qenë asnjëherë të mira, mirëpo ato u përkeqësuan akoma më shumë kur ai e braktisi familjen dhe po vuante prej alkoolizmit.

I pyetur se përse ka dalë nga jeta e njerëzve më të dashur ai u përgjigj se nuk donte që ata ta shihnin në gjendjen në të cilën ishte, do të thotë gjatë gjithë kohës i dehur dhe duke shkaktuar probleme. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd