Transmetuar më 31-03-2019, 10:42

Një person është arrestuar në Kombinat nën akuzën e armëmbajtjes pa leje. Policia ka bërë me dije se në pranga ka rënë shtetasi G.T, 44-vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik ushtruar 44-vjeçarit policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë pa leje.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 kanë bërë krehjen e zonës dhe në rrugën “Konferenca e Pezës” konstatuan 44-vjeçarin.

Sipas bluve, ai rezulton i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, vepër për të cilën u arrestua sërish.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak"./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd