Transmetuar më 30-03-2019, 20:39

Një nënë e cila u gjet e pajetë në një spital, humbi tragjikisht jetën bashkë me djalin e saj të vogël, që e kishte në krahë pasi u rrëzua nga krevati në dhomën e maternitetit.

Shumë njerëz u mblodhën sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit Marie Downey, 36 vjeçare dhe Darragh, foshnja e saj e porsalindur, në funeralin e tyre të përbashkët në spitalin universitar Cork në Irlandë.

Darragh i vogël u vendos në krahët e nënës së tij, raporton Mirror irlandez.

Të dy ndërruan jetë të martën në spitalin gjinekologjik Cork dhe rasti u përshkrua si një aksident tragjik.

FOTOGALERI

Mediat vendase raportuan se ditën fatale, ishin 31 gra lehona që kishin lindur dhe për to po kujdeseshin vetëm 3 infermiere.

Downey, e cila thuhet se kishte epilepsi, besohet të ketë pësuar një bllokim gjatë dhënies së gjirit të foshnjës, duke shkaktuar rënie nga shtrati i spitalit, bashkë me të birin.

Të dy, fatkeqësisht ndërruan jetë dhe e ndjera la dy djem të vegjël jetimë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd