
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur takimin në qytetin e Durrësit, me simpatizantë të forcës që drejton dhe banorë të qytetit bregdetar.
Gjatë fjalës së tij këtë pasdite, Basha u shpreh se shqiptarët janë ngritur për të mos u ulur më derisa në Shqipëri, të kemi një demokraci të vërtetë.
“Anembanë Shqipërisë po fryn era e shpresës për një ndryshim të madh për çdo familje shqiptare, të Durrësit e Tiranës, Korçës e Gjirokastrës, nga Tropoja në Sarandë shqiptarët janë zgjuar, janë ngritur për të mos u ulur deri sa në Shqipëri të kemi një demokraci të vërtetë. Sa herë që një regjimi i vjen fundi, sa herë që autokratëve të korruptuar u vjen fundi, përsërisin të njëjtën shfaqje të shëmtuar. Shfaqjen e shëmtuar këtu në Durrës përsëriti edhe njeri që për 6 vite është përgjegjës për emigracionin, ky hajduti u kap duke vjedhur votën e shqiptarëve", tha Basha.
Kryedemokrati ka vijuar më tej përballë qytetarëve durrsakë duke thënë se parlamenti aktual është i krimit dhe se ka marrë fund. Gjithashtu Basha shtoi se kryeministri Edi Rama ka kollufitur 2 miliard euro nga taksa nga shqiptarët.
"Ky është parlamenti i krimit i cili mori fund. Papunësi e varfëri kudo që hedhim sytë, shtohet varfëria, ku shkojnë miliardat e eurove të taksave të rritura? Klouni që erdhi dje këtu para jush, nuk ishte kloun, ai është hajduti më i madh në historinë e Shqipërisë që fshihet pas shakave bajate. Vetëm sipas të dhënava zyrtare, në vetëm dy vite Edi Rama ka kollufitur 2 miliard euro nga taksat e shqiptarëve. Ka vjedhur 100 mijë euro në orë, është tarifa e estradës së Edi Ramës. Largimi i tij është emergjencë kombëtare”, tha Basha./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





