
Lirohen 7 personat që u arrestuan pas protestës së opozitës që u mbajt ditën e enjte në Tiranë.
Gjykata e Tiranës vendosi për ta masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje".
Emrat e personave të liruar vijojnë si më poshtë:
-Olsi Kasemi
-Luis Buzheri
-Maringlen Meçja
-Gjok Dreshaj
-Aleksander Prenga
-Agim Sallahu
-Shefqet Sefaj.
Gjatë seancës, prokurori, Erjon Shqarri, kërkoi për 5 protestues "Arrest në burg", dhe dy protestues, "Detyrim paraqitje".
Për avokatët arrestimi është i paligjshëm dhe gjykata duhet të caktoj një masë me të butë.
Protesta e opozitës, ditën e enjte zgjati për 4 orë, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha në përfundim të saj u u zotua para protestuesve se nuk do i tradhtojë kurrë dhe se lëvizja për liri dhe demokraci do të bëhet realitet ashtu si verdikti i qytetarëve “Për Shqipërinë si gjithë Europa”./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





