Transmetuar më 30-03-2019, 17:27

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Librazhd.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur ditën e sotme.
Dy persona, pasagjerë në një automjet, mësohet se janë plagosur si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd –Prrenjas, në fshatin Pishkash.
Sipas Policisë H.P., duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë aksidentuar dy pasagjerë.
Të plagosurit mësohet se ndodhen në spitalin e Prrenjasit, jashtë rreziku për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan në aksident./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





