Transmetuar më 30-03-2019, 01:05

Hamdi Salihi, një ndër sulmuesit më të mirë shqiptar të viteve të fundit, ka marrë vendimin të tërhiqet nga futbolli në moshën 35-vjeçare.

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Vllaznisë, Tiranës, Skënderbeut, e i shumë-shëtitur me skuadra nga 4 kontinente të Botës, e ka dhënë lajmin në profilin e tij të Facebook.

Ja çfarë thotë ai:

"Të dashur miq! Pasi e kam menduar gjate dhe duke u konsultuar edhe me familjen dhe njerezit afer meje, kam vendosur qe ndeshja e kesaj fundjave kunder Wacker Insbruck te jetë edhe ndeshja ime e fundit e karrieres time si futbollist profesionit. Me shumë se sa t’ju informoj do doja me këte mesazh t’ju falenderoja dhe t’ju thoja qe jam shumë i lumtur qe ne këte rrugetim te mrekullueshem ju njoha dhe kalova momente te paharrueshme per mua, te gjithe lojtarëve me te cilet kam luajtur, shoke ekipi apo kundershtare, trajnerë, presidente dhe drejtuesa klubi, tifoze te ekipeve ku kam luajtur dhe atyre kundershtare. Nje falenderim te vecante per familjen time te cilet kanë sakrifikuar shum duke qene gjithmon pran meje, prinderit e mi te cilet kanë qenë mbeshtetja ime me e madhe dhe gjithashtu vellezerit e mi te cilet ka qene kritiket dhe mesuesit e mi me te mire ne gjith kte rruge. Duke mos e mendu veten asnjehere larg futbollit edhe ne te ardhmen, eshte e natyrshme qe edhe ky vendim i imi nuk ka ardhur sot per neser. Gjatë viteve te fundit krahas futbollit te luajtur, kam lexuar, studiuar dhe mbajtur shenime qe besoj se do jenë shumë te vlefshme per te ardhmen time ne futboll. Prandaj nga qe fjala FUND me duket shumë e rende, dua qe këte moment ta shikoj si nje FILLIM te ri te nje karriere qe shpresoj te me dhuroje te njejtat emocione me ata qe kam kaluar deri tani duke luajtur ne fushe. Ju pershendes te gjitheve dhe mirupafshim se shpejti. Hamdi Salihi"

Ai ishte pjesë e skuadrës së SC Wiener Neustadt në Austri dhe ndeshja e tij e fundit do të jetë këtë të shtunë.

Lajmi ka bërë bujë menjëherë edhe në mediat austriake, atje ku Salihi kaloi një pjesë të mirë të karrierës së tij, ku shkëlqeu me skuadrën e Ried.