Transmetuar më 29-03-2019, 21:02

Pak ditë më parë pamjet e Papa Françeskut, që refuzonte njerëzit t’i puthnin dorën, bënë xhiron në rrjetet sociale.

Fillimisht u pa i pakuptueshëm si veprim, por që tani është sqaruar.

Papa Françesku ka zbuluar misterin e heqjes së dorës nga puthjet e adhuruesve, duke shpjeguar se ishte thjesht çështje e higjienës.

Zëdhënësi i Vatikanit, Alessandro Gisotti tha se Papa ishte i shqetësuar për mikrobet kur takoi katolikët të mërkurën e kaluar.

Videoja që tregon Papa Franceskun duke larguar dorën nga njerëzit që përpiqeshin ta puthnin u bë virale.

Kritikët konservatorë e akuzuan atë për shmangien e traditës shekullore.

"Ishte thjesht çështje higjiene," shpjegoi Gisotti të enjten, duke u thënë gazetarëve se ai kishte pyetur Papën për këtë. /k.k/noa.al/