
Gjatë takimi me qytetarë në Durrës, kryeministri Rama bëri batuta të shumta me drejtuesit e opozitës.
“Mund të mi japin pa zgjedhje se me zgjedhje e di ai. Me atë fallxhoren në krah. I ka thënë kam parë filxhan mbrëmë. I tha harroje, do digjesh. Saliu nga mbrapa, shkrumb mandatet. Ne nuk na kanë dhenë detyrën që të sjellim Lulin në pushtet. Besoj që asnjë nga ne këtu duhet të vrasë mendjen se si të vij Luli në pushtet. Madje, shyqyr që iku Saliu nga Parlamenti një herë. Ishin brenda në Parlament, tani vijnë rrinë te dera.
Je mrena, del jashtë dhe pastaj lufton për të hy. Jo diktatura, junta, Maduro. Këta ikën vetë. Po ai Saliu bëri mirë që iku. Është vërtetë kënaqësi për çdo njeri normal aty jashtë Parlamentit. Jo në erë të hudhen, po aty ku drejton sytë Mona. Kjo mazallah se ka ble një votë. Monika ble çizme, vota jo. Mos! Pastaj fillon e bërtet, Zoti do ta dënojë Edi Ramën. Se ku komunikon me Zotin kjo nuk e di. Do komunikojë me karta. Të paktën na bëjnë për të qeshur”, tha ai.
Më tej ai shton se të paktën na bëjnë për të qeshur. “Më në fund na bëjnë për të qeshur. Në parlament sikur shkojë në mundje, nga do më dalin ku do më sulmojnë me çfarë do më gjuajnë. Bjer turistë nga Vora, Shkodra, Kavaja, vjen puna në fund gjithë ajo ekstazë del një bojë e zezë aty në fund edhe ikin. I thash sot" Gjeni ca kova me bojëra të bukura, hidhet gjithë ajo bojë e zezë? Puna është që nuk kemi çfarë t’i bëjmë këtë radhë, dhe duhet të vazhdojmë përpara, të bëjmë punën tonë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





