Transmetuar më 29-03-2019, 17:02

Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për një nga anëtarët e arrestuar të grupit Bajri.

Bëhet fjalë për Emrah Plaku, 22 vjeç, i cili do të këtë të sanksionuar të komunikojë vetëm me avokatin e tij, ndërsa akuza kryesore e ngritur ndaj tij lidhet vetëm për armëmbajtje pa leje.

Ky i fundit u arrestua me 6 shtator të vitit të kaluar në qytetin e Shkodrës dhe me vendimin e sotëm, atij i ndalohet në mënyrë kategorike që të largohet nga shtëpia e tij në qytetin verior.

Operacioni i koduar “Oaz” përfundoi më 22 shtator të vitit të shkuar dhe çoi në goditjen e grupit kriminal “Bajri” i përqendruar kryesisht në Shkodër. 11 persona u arrestuan në atë kohë dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim.

Emrat e të arrestuarve:

Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;

Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;

Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;

Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;

Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;

Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;

10.Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;

Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

Në kërkim u shpallën 2 anëtarë të këtij grupi kriminal, për të cilët Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasit: E.B., 45 vjeç, dhe N.H., 34 vjeç.

Operacioni policor u zhvillua njëkohësisht në Tiranë, Shkodër dhe në Roterdam, Holandë përreth tri ditë. Behar Brajoviq (Bajri) dhe Samet Halluni u arrestuan në Roterdam, Holandë./b.l/noa.al/