
I njohur si prokurori i cili kërkoi dënim me burg përjetë për Dritan Djatin dhe ish drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Ardian Nezha ka dhënë sot dorëheqjen e parevokueshme.
Nezha ka kërkuar nga KLP ti pranoj dorëheqjen duke shpallur përfundimin e statusit të magjistratit, ndërsa kërkesa e tij pritet të shyqrtohet më 1 prill.
Mësohet që Nezha të ketë sqaruar edhe arsyet e dorëheqjes. Ai është shprehur se ndaj tij ka pasur mungesë vlerësimi.
Prokurori Nezha prej pak javësh ishte rikthyer prokuror në Pukë ndërsa pas këtij veprimi ku ai qëndroi i komanduar në Tiranë ka kërkuar të largohet nga sistemi çka do të sillte edhe ndërprerjen e vettingut për të.
Mësohet se KLP pritet të caktojë edhe drejtuesin e prokurorisë Fier e Lushnje në këtë mbledhje pas vakancës të krijuar nga shkarkimet për efekt të vetting.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





