Transmetuar më 29-03-2019, 13:14

Abuzoi seksualisht disa herë me vajzën 3 vjeçe dhe u justifikua duke thënë se e kishte ngatërruar me të shoqen.

Henry Vincent Bennett 27 vjeç nga Bluefield, nga West Virginia, SHBA, u dënua këtë të mërkurë me 50 vite burg, për përdhunimin e vajzës së tij.

Babai monstër tentoi të justifikohej duke thënë se ishte përgjumësh dhe e kishte ngatërruar me të shoqen, por gjykata nuk e besoi.

Zbulimi i rëndë u bë në sajë të vizatimeve të çuditshme të së miturës, të pazakonta për moshën e saj, ku i referohej abuzimeve seksuale, shkruan noa.al.

Kështu nëna denoncoi gjithçka në polici, ku dhe u arrit të zbulohej e vërteta, duke bërë që Henry të arrestohet në shkurt të vitit 2018.

Në vijim të hetimeve burri u mundua të mohonte, por pranoi duke thënë se në një rast kishte vendosur një lodër seksi në organin gjenital të së bijës dhe në të dytin tha se e shoqja po i bënte seks oral dhe se në një moment kur ajo kishte shkuar në banjë, kishte ndodhur abuzimi me vajzën aksidentalisht. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd