Transmetuar më 29-03-2019, 12:56

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në formë dozash në Tiranë dhe vihet në pranga një person.

Seksioni për hetimin e markotikëve gjatë orëve të vona të mbrëmjes së kësaj të enjte, u arrestua G. X., 23 vjeç, banues në Tiranë.

I riu ishte në vëzhgim dhe në ndjekje nga shërbimet e policisë, pasi për të kishte informacion se në bazë porosie shpërndante në klubet e ndryshme të kryeqytetit lëndë narkotike të llojit kokainë në formë dozash.

Uniformat blu e kanë konstatuar 23-vjeçarin duke qarkulluar me mjet në aksin rrugor Elbasan-Tiranë dhe e kanë ndaluar për kontroll.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet, iu gjetën tre doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Gjithashtu është ushtruar kontroll dhe në banesën e tij, ku në pjesën e kompjuterit iu gjetën të fshehura gjashtëmbëdhjetë doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Në përfundim të veprimeve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 19 doza kokainë, një peshore elektronike, dy aparate celular dhe një mjet.

Aktualisht hetimet janë në vijim për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të tij, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd