Transmetuar më 29-03-2019, 11:32


Një denoncim i bërë në policinë e Fierit nga një qytetar anonim, ka bërë që një person të vihet në pranga për armëmbajtje pa leje.
Nga informacionet e marra nga qytetarët këtë të enjte, policia ushtroi kontroll në banesën e shtetasit G.K., në Levan.
Nga kontrolli u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatike me një karikator dhe 20 fishekë.
Kështu 34-vjeçari u arrestua në kushtet e flagrancës, teksa hetimet janë në vijim.
Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





