Transmetuar më 29-03-2019, 11:21

Një ceremoni e veçantë po mbahet ditën e sotme në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, e shoqëruar me një paradë ushtarake, me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Pjesë e saj janë Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendeve anëtare të NATO-s.

Në videon më poshtë mund të shihni pamje nga parada ushtarake, në këtë dhjetë vjetor si pjesë e aleancës së atlantikut të veriut.

Në sheshin “Nënë Tereza’’ dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë rreshtuar trupa ushtarake me mbi 2500 ushtarakë shqiptarë, flamurtarë të huaj, mbi 100 mjete ushtarake luftimi dhe helikopterë.

Në këtë aktivitet marrin pjesë mbi 150 pjesëmarrës si ministra të Mbrojtjes, shefa shtabesh, gjeneralë të vendeve anëtare dhe të komandave të NATO-s, ambasadorë dhe atashe ushtarakë të akredituar në vendin tone, parlamentarë dhe flamurtarë të vendeve të ndryshme. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd