
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për marrëdhënien e tij e kryeministrin Edi Rama.
Shpeshherë për të është folur se mes tij dhe Ramës marrëdhëniet janë krisur, por për këtë Veliaj është shprehur se nuk është e vërtetë.
Veliaj ka thënë këtë mbrëmje në "Opinion" se Rama është jo vetëm shefi i tij, por edhe shoku dhe partneri i tij në këtë rrugëtim politik, dikush sipas tij që e ka promovuar, dikush që e ka mbështetur në ditët e tij më të vështira.
Madje Veliaj thotë se me Ramën është si “mishi me thoin”.
“Është jo vetëm shefi, por edhe shoku im dhe partneri im në këtë rrugëtim politik, dikush që më ka promovuar, dikush që më ka mbështetur në ditët e mia më të vështira, larg edhe brenda syrit të medias dhe dikush që më ka mbështetur në një vendimmarrje jo të lehtë në Bashkinë e Tiranës. Nëse ka pasur komunikim të tillë për sondazhet ka qenë Edi që më thotë: Lal, shi sa mirë ia kemi dalë, jepi gaz e shih punën. E kam thënë në këtë studio “mishi me thoin” nuk di të jenë më afër se unë me Ramën”, tha Veliaj./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





