Transmetuar më 28-03-2019, 21:26

Njerëzit arrijnë që gjithnjë të krijojnë diçka të veçantë, por padyshim se bukuritë më të mëdha i ka vetë natyra.

Por të bashkosh natyrën dhe arkitekturën e realizuar nga njeriu është fantastike.

Tashmë në Novergji është krijuar një restorant nën-ujor, e që padyshim është i gjithi shumë special, transmeton Indeksonline.

Gjysma e objektit të këtij restoranti gjendet i zhytur në bregdet të Norvegjisë dhe është i pari i këtij lloji në Evropë.

Emri ‘Nën’ është mjaft i qëlluar, pasi në norvegjisht fjala ‘nën’ nënkupton ‘më poshtë dhe çudi’. E që duket se është mjaft i përshtatshëm. Ndërtesa është 111 metra dhe është ekologjikisht e ndjeshme-struktura është ndërtuar për t’u integruar përfundimisht në mjedisin e saj detar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd