Transmetuar më 28-03-2019, 15:57

Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin, ku janë përplasur dy mjete dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një prej drejtuesve.

Menjëherë pas aksidentit shoferi i plagosur është transportuar me urgjencë në Spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit tjetër është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor i cili ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen dhe shkaqet e plota të aksidentit./b.l/noa.al/

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd