Transmetuar më 28-03-2019, 15:45

Pas diskutimeve të gjata, Kuvendi ka votuar sot disa nga projektligjet e parashikuara për rendin e ditës. Një ndër ligjet, i cili është shoqëruar edhe me argumente dhe kundër argumente ka qenë ai i vettingut në Policinë e Shtetit.

Ky ligj në thelb përmban: “Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”.

Te ndryshimet për lgjin e vettingt  76 deputetë votuan pro, 6 kundër, 6 abstenim, ndërsa ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka abstenuar.

Më herët gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar ndryshimet në ligjin e vettingut për policinë e shtetit.

Ai tha se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, pasi të kalojë vetë në vetting do të kalojë trupën e policisë.

"Ndryshimet reflektojnë një qasje më praktike dhe ngarkojnë SHÇBA-në për ta çuar deri në fund procesin, pasi të kalojë e para" tha ai./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd