Transmetuar më 28-03-2019, 08:30

Një person u vu në prangat e policisë kufitare të portit të Durrësit, i kapur me pako heroine rreth brezit.

I arrestuari është 34-vjeçari Eduart Deliallisi, të cilit policia kufitare gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të tij, i ka gjetur në trup një sasi lënde narkotike, 2 kilogramë e 160 gramë heroinë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që mësohet se ishte e destinuar për në Itali.

Deliallisi do të nisej me traget drejt shtetit fqinj, por kontrollet e detajuara bën që të arrestohet.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd