Transmetuar më 27-03-2019, 23:38

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë detaje në lidhje me shkarkimin e trajnerit Christian Panucci.

Sipas tij situata në kombëtare ishte e rëndë ndaj ai së bashku me stafin morrin këtë vendim.

“Shkarkimi i Panuccit ishte jo fare i papritur.

Nuk u shkarkua vetëm për një ndeshje, u vërtetua ajo që nuk mund ta inkurajonte më atë skuadër.

Gjërat nuk po shkonin ashtu si duhet. Ka kërkuar që të jetë i disiplinuar dhe ne e kemi ndihmuar.

Por atmosfera në fushë nuk ishte e pranueshme. Ishte një kimi që nuk shkonte dhe ndaj duhej ndarë”, ka thënë Armand Duka në emisionin Opinion.

Panucci u shkarkua pas humbjes që Shqipëria pësoi javën e kaluar kundër Turqisë me rezultatin 2-0./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd