
Vendimi për t’i dhënë fund lidhjes mes tyre nuk përfundoi mirë për një vajzë 13-vjeçare në Puerto Riko.
Ajo i kërkoi të dashurit të saj që të ndërpresin marrëdhënien mes tyre, por ai e dogji duke i vënë flakën me benzinë.
Wilson Javier Meléndez Bonilla hyri në shtëpinë e vajzës në qytetin jugperëndimor të Puerto Rican të Cabo Rojo mbrëmjen e së shtunës, i leu trupin me benzinë para se t’i vendoste flakën.
Nëna e minorenes, Nanette Martínez Camacho pësoi djegie në fytyrë dhe krahë ndërsa përpiqej të shpëtonte vajzën.
Vëllai 9-vjeçar i minorenes gjithashtu u dogj gjatë sulmit, por nuk mori plagë të rënda për jetën.
Vajza u dërgua në spitalin De La Concepción në San German dhe më pas u transferua në Spitalin Universitar Pediatrik në San Juan.
Meléndez Bonilla, i cili ndodhej ende në shtëpi kur policët mbërritën, akuzohet për 7 vepra penale, përfshirë tri akuza për vrasje. Ai ndodhet në një burg në Ponce. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





