Transmetuar më 27-03-2019, 20:22

Gratë dhe vajzat janë ato që preken më së shumti nga celuliti, dhe një fakt i tillë përbën problem për shumicën prej tyre.

Nëse doni që të eleminoni celulitin duhet të mbani një dietë të shëndetshme, të konsumoni shumë ujë dhe të bëni aktivitet fizik.

Përveç këtyre uthulla e mollës musht është një metodë natyrale mjaft efektive në zhdukjen e celulitit.

Ajo është e pasur me magnez, kalcium, kalium dhe minerale të tjera që nxisin qarkullimin e gjakut dhe eleminojnë lëngjet e tepërta nga trupi.

Merrni një filxhan uthull molle dhe përziejni me 1 gotë ujë. Vendoseni me anë të një nape në kofshë apo në zonat e tjera me celulit dhe mbështilleni me qese plastike.

Lereni të veprojë për 30 minuta. Përsëriteni këtë procedurë një herë në 2 ditë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd