Transmetuar më 27-03-2019, 18:47

Kanceri i pankreasit shpesh nuk diagnostikohet deri në fazat e mëvonshme, pasi fillimisht rrallë tregon simptoma. Megjithatë, mundësitë e trajtimit ekzistojnë për të ngadalësuar përhapjen e tij dhe për të lehtësuar çrregullimet. Në disa raste, patologjia mund të shërohet, nëse zbulohet herët.

Pankreasi është gjëndër e vendosur në pjesën e poshtme të stomakut. Ajo ka dy funksione kryesore: prodhon enzima që nxisin tretjen, prodhon insulinë dhe glukagon, hormonet që rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak.

Simptomat

Kanceri i pankreasit është dukshëm i vështirë për t’u diagnostikuar, pasi nuk tregon simptoma në fazat e hershme. Ndërsa sëmundja përparon, zakonisht shfaqen këto: verdhëz (zverdhja e lëkurës dhe e pjesës së bardhë të syve, urina e verdhë e errët ose portokalli); dhimbje të barkut të shkaktuar nga presioni i ushtruar nga kanceri në rritje (dhimbja mund të përkeqësohet pas ngrënies); humbja e oreksit dhe peshës; neveri dhe vjellje; diarre; ethe dhe të dridhura; lodhje dhe dobësi e vazhdueshme; depresioni; zhvillimi i papritur i diabetit nëse preken qelizat që prodhojnë insulinë. Këto simptoma nuk mund të thonë kancer pankreatik, por ato mund të jenë shenja të një problemi tjetër dhe kërkojnë një vizitë tek mjeku.

Kush është në rrezik më të madh?

Ka disa faktorë që janë të njohur për të rritur rrezikun e zhvillimit të kancerit të pankreasit dhe ato janë: pirja e duhanit – pothuajse dyfishi i rrezikut të sëmundjes; një dietë me yndyrë të lartë; historia familjare e kancerit pankreatik; mosha – gjendja është e rrallë tek njerëzit nën moshën dyzet e pesë vjeç; diabet; ciroza e mëlçisë; Rreziku është më i madh tek njerëzit të cilët kanë një kombinim të të gjithë këtyre faktorëve

Kancer pankreatik: trajtime të mundshme

Trajtimi varet nga faza e kancerit, shëndeti i përgjithshëm i pacientit dhe preferencat e tij personale.

Nëse kanceri i pankreasit zbulohet herët, operacioni për të hequr tumorin është shumë I mundshëm, i ndjekur nga kimioterapia për të vrarë qelizat e mbetura të kancerit. Terapia e rrezatimit mund të përdoret gjithashtu kundër kancerit pankreatik.

Një mundësi tjetër është edhe imunoterapia (e quajtur edhe terapia biologjike) e cila ndihmon sistemin imunitar të pacientit për të luftuar kancerin.

A ka ndonjë mënyrë për të zvogëluar rrezikun e kancerit pankreatik?

Nuk ka mënyrë të njohur për të parandaluar sëmundjen, por ka disa masa paraprake që mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të kontraktimit të tij, dhe ato janë: ndaloni duhanin; të merrni masa paraprake për të menaxhuar më mirë diabetin; kufizoni konsumin e ushqimeve yndyrore dhe hani më shumë perime, fruta; ruaj peshën optimale./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd