Transmetuar më 27-03-2019, 13:41
Foto ilustruese

Një person është vënë në prangat e policisë së Lushnjes, pas denoncimit të bërë në polici nga një qytetar anonim.

Mbi bazën e informacioneve të mara nga qytetarët, patrulla e policisë së komisariatit Lushnje, ushtroi kontroll në mjetin tip ‘Volkswagen’ që drejtohej nga 38-vjeçari E.M.

Uniformat blu i gjetën dhe sekuestruan 9 doza me lëndë narkotike e kanabis sativa.

Gjithashtu, edhe pasagjerit në mjet, shtetasit E.K., 40 vjeç ju gjet dhe sekuestrua një dozë kanabis.

Kështu 38-vjeçari u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa 40-vjeçari u procedua në gjendje të lirë.

Ndaj të dyshuarve, materialet iu referuan Prokurorisë së Lushnjes për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd